E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari dhe Kukësi me një hap, Lushnja triumfon në Kavajë

Përfundimet e javës së 25-të të kategorisë së parë kanë mbajtur të pandryshuar vetëm dy vendet e para, pasi të shumta kanë qenë rrokadat në rënditje. Luftëtari dhe Kukësi mbajnë ritmin, por Lushnja ka qenë bukuria e kësaj jave, pasi të besuarit e trajnerit Sajmir Malko kanë marrë një fitore të vyer në Kavajë. Luftëtari ndonëse luante në transfertën e Fushë-Krujës ka arritur të marrë tri pikë që i mban në krye duke mundur 3-2 Ilirinë. Kukësi ka pasur një javë të qetë dhe pa probleme, pasi kukësianët kanë marrë një fitore tenistike 6-1. Dyshja sulmuese e Kukësit, Malo-Hamzai ndodhet në formë, pasi edhe sot shënuan nga dy gola. Kryendeshja e javës luhej në Kavajë, mes Besës dhe Lushnjes. Por lushnjarët kanë qenë ekipi më i mirë që në fund ka fituar 2-1 para tifozerisë kavajase.  Mikel Canka javë pas jave po e merr për dore Lushnjen drejt realizimit të objektivit.  Besëlidhja ka fituar në Gramsh falë golit të Kaçit dhe me golaverazh më të mirë parakalojnë Besën. Burreli me sulmuesin Ivanaj kanë bërë detyrën edhe me Butrintin duke fituar 2-0. Mamurrasi ka fituar 3-1 me Elbasanin dhe me këtë tripikësh largohet disi nga zona e ftohtë. Fitore ashensori ka marrë edhe Himara në Velipojë që pas kësaj jave himariotët lënë dy skuadra poshtë vetes. Gramozi fiton 2-1 në shtëpi dhe zhyt thellë Skraparin.

 

Java e 25-të e Kategorisë së Parë

 

GRAMOZI SKRAPARI                2-1

Shënues: Hysolli 18, Shupe 35 / Brata 7

GRAMSHI BESËLIDHJA            0-1

Shënues: Kaçi 57

ILIRIA LUFTËTARI                    2-3

Shënues: Lusha 51, Mitraj 85 /  Nora 5, 76, Rraboshta 53

BESA LUSHNJA                       1-2

Shënues: Dhëmbi 66 / G.Dervishi 19, Canka 74

BURRELI BUTRINTI                 2-0

Shënues: Ivanaj 19, 87

KUKËSI VLORA                        6-1

Shënues: Malo 1, 83, Mziu 8, Hamzai 18, 87, Thana 72 / F.Veshaj 36 (11-m)

ADA HIMARA                            1-2

Shënues: Puka 82 / Imeraj 78 (pen), Martins 85

MAMURRASI ELBASANI           3-1

Shënues: Selaci 44, Bega 66, Baçi 69 (11-m) / Gava 7

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›