E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goleadori Hamdi Salihi, 72 gola në Superligë

Albania-sport (AS) - Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i kampionatit të 67-të Kombëtar, sezoni 2005-2006, ka shënuar 72 gola në kampionatet shqipare, që nga aktivizimi i tij më vitin 2002. Shkodrani 22-vjecar, që është thirur tri herë në ndeshjet zyrtare të Kombëtares, shënoi sezonin e kaluar 29 gola. Me Vllazninë, në tre sezone të tij, që nga debutimi më 9 nëntor 2002, ka shënuar 30 gola, dhe 42 gola Tiranën, nga debutimi më fanelën bardheblu më 27 gusht të vitit 2005, kur ai shënoi në ndeshjen e parë kundër ekipit që e rriti, Vllazninë, ndeshje kjo e fituar nga Tirana 2-1. Salihi, ka luajtur për fanelëm e Vllaznisë, Panionos Nea Smirni (Greqi) dhe prej sezonit 2005-2006 me Tiranën. Nga janari 2007 Salihi do të jetë pjesë e skuadrës austriake të SV Ried.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›