Mainc 05 në duel me Kickers Offenbah për Ervin Skelën

Albania-sport (AS) - Kickers Offenbah, skuadra gjermane e Bundesliga 2, ripërsëriti synimet e saj për të bërë të sajin futbollistin shqiptar, Ervin Skela, i cili kaloi një gjysmësezoni të dështuar me formacionin italian të Serisë A, Askoli. Lajmi jepet nga allgemeine-zeitung.de. Gazeta e mirënjohur gjermane, pohon nga burime brenda Kickers se Offenbah kërkon rikthim të shpejtë të shqiptarit në Gjermani gjatë merkatos së janarit. Skela ka luajtur në Gjermani me Eintracht Frankfurt dhe Kaiserslautern, ku ka qenë ndër më aktivët. Sipas burimeve të gazetave të tjera gjermane dhe ato të internetit, drejtuesit e Kickers kanë filluar kontaket me zyrtarët e Askolit (Skela nënshkroi më 9 shtator 2006), për të mbyllyr sa më shpejt tratativën në mënyrën të kënaqshme për të gjithë aktorët. Edhe Mainc 05, skuadra që renditet e fundit në Bundesliga 1 ka shprehur interesimin për lojtarin e kombëtares shqiptare. Por dhe nga Greqia, ka lajme për 30 vjecain Skela, i lindur në Vlorë, por me pasaportë dhe italiane. Është klubi grek i Apollon Kalamarja, ku luan edhe Alban Bushi, që ka bërë të ditur interesimin e tij për ish-lojtarin e Arminia Bielefeld.