E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/ Salihi, dy vjet e gjysmë kontratë me SV Ried

Albania-sport (AS) - Zyrtarisht Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar është pjesë e skuadrës austriake Ried. Lajmi jepet nga siti austriak kurier.at, por që i referohet burirmeve nga klubi SV Josko Ried. Lajmi është shoqëruar edhe me një foto të sulmuesit shkodran, kur luante në Greqi në radhët e skuadrës së Alfa Ethniki (spt Superiliga), Panionos. Edhe Rapid, shkruan gazeta më e madhe austriake "Kurier", ishte e interesuar për sulmuesin 22-vjecar. "Ekipi ai futbollit i Bundesligës austriake SV Josko Ried ditën e enjte ka bërë të sajin futbollistin ndërkobëtar Hamdi Salihi", shkruhet në kurier.at. "Sulmuesi 22-vjecar (i lindur më 19 janar 1984) shënoi gjatë sezonit të kaluar 28 gola (në fakt 29, red:asport) duke fituar "Këpucën e artë" të Ligës shqiptare", vazhdon shkrimi. Lojtari shqiptar (1.82 m) nënshkroi me ekipin që renditet në vendin e gjashtë të Ligës austriake, një kontratë prej 2 sezonesh e gjysmë deri në qëshor 2009, por edhe me opsionin për një sezon tjetër. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric e ka aktivizuar tri herë me përfaqësuesen shqiptare, teksa Salihi ka luajtur edhe 14 ndeshje për fanelën kuqezi të ekipit të Shpresave, me të cilin shënoi edhe 7 gola. Sulmuesi ka qenë pjesë e listës së lojtarëve në tri ndeshjet kualifikuese për Euro 2008, finalet e të cilës do të zhvillohen pikërisht në Austri dhe Zvicër. Kurier gjithsesi nënvizon se nuk ka luajtur asnjëherë në tri takimet e para.
Ried është stacioni i dytë i Salihit jashtë Shqipërisë, në sezoni 2004-2005 u angazhua me ekipin athiniot Panionios. Për lojtarin e porsablerë nga Ried tregoi një interes të vecantë edhe trajneri i Rapidit të Vienës, Peter Pacult që madje udhëtoi dy herë në Tiranë për të parë në aksion sulmuesin shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›