Zgjedhjet- Haradinaj, mesazh urimi Berishës
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një letër dërguar kryeministrit të vendit Sali Berisha, i ka shprehur atij urimet për fitoren e së djathtës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
TIRANE- Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, uroi sot kryeministrin e Sali Berisha për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Në mesazhin e tij të urimit Haradinaj shprehet, “në emër të AAK-së më lejoni t’ju uroj për fitoren e së djathtës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. AAK-ja dhe unë personalisht konsiderojmë se fitorja e koalicionit të djathtë do të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e mëtejshëm të reformave të nisura në Shqipëri si dhe përgatitjen e vendit për integrimin evropian''.
Më tej në letrën e tij drejtuar kryeministrit Berisha thuhej ''AAK uron të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje si dhe për një mbarëvajtje të admirueshme gjatë gjithë procesit zgjedhor. AAK është e bindur se Shqipëria me këtë nivel të zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka dëshmuar se është vend i cili respekton parimet demokratike dhe është e gatshme për t’iu bashkangjitur familjes së madhe të Bashkimit Evropian'', vazhdon letra.''AAK është e bindur së ky proces zgjedhor, i cili ka përshkruar një nivel të lartë të demokracisë, do të ndihmojë edhe Republikën e Kosovës në proceset demokratike dhe zgjedhore që e presin përpara. AAK beson se së shpejti edhe në Kosovë do të triumfojë e djathta'', përfundon letra që Haradinaj i ka dërguar kryeministrit Sali Berisha. (a.r/ata/balkanweb)