E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ debate për Beratin, miratohet tabela përmbledhëse

KQZ është përfshirë pasditen e sotme në debate lidhur me KZAZ-në numër 2 të qarkut të Beratit. Në përfundim të mbledhjes, KQZ miratoi me 4 vota pro dhe 2 kundër tabelën përmbledhëse për Beratin. 

TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve të votimit në Berat, megjithë kundërshtimet e ashpra të socialistëve.Tabela përmbledhëse është miratuar për 129 qendra votimi nga 130 gjithsej të Beratit.

Kjo pasi KZAZ numër 2 e qarkut të Beratit e ka shpallur një qendër votimi të pavlefshme. Partia Socialiste ka kundërshtuar dhe ka deklaruar se kutia nuk mund të shpallet e pavlefshme pasi është marrë në dorëzim dhe është numëruar. Në këto kushte ata kërkuan që rezultatet e kësaj qendre ti bashkangjiten tabelës së 129 qendrave dhe tabela përfundimtare të kalojë për miratim.
Kjo kërkesë u kundërshtua nga anëtarë të Partisë Demokratike në KQZ si dhe nga kryetari Arben Ristani, të cilët kanë pretenduar se shpallja e kësaj kutie është e ligjshme. Ristani u tha socialistëve të ankimojnë vendimin e sotëm. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›