E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, dy shqiptarë akuzohen si vrasës me pagesë

Dy shqiptarë kanë dalë përpara gjyqit në Londër pasi akuzohen për vrasjen e një 55 vjecari në mars të viti 2000. Shqiptarët dyshohet se u paguan nga një biznesmen qipriot për të kryer vrasjen, por tre të akuzuarit e kanë mohuar akuzën. 

LONDER- Dy shqiptarë kanë dalë përpara gjyqit në Londër, pasi janë paguar për një vrasje që ka ndodhur në mars të vitit 2000.
Ylli Xhelo 36 vjec, të cilit i është mohuar kërkesa për azil dhe Robert Baxhija 29 vjec nga Palmers Grin në Londër janë akuzuar se kanë punuar si vrasës me pagesë për një biznesmen qipriot grek, për të vrarë një qytetar në Britaninë e Madhe. Biznemseni Thanos Papaleksis 36 vjec merrej me ndërtim. Ai urdhëroi dy shqiptarët të vrisnin Karalambos Kristodoulides 55 vjec, i cili nuk pranoi të dilte nga shtëpia, me vlerë 2 milionë stërlina, ku ai jetonte në veri të Londrës, të cilën Papaleksis po përpiqej ta shiste.
Papaleksis kishte frikë se kontrata do prishej dhe atij i duheshin paratë për të bërë një tjetër ndërtim. Trupi i 55 vjecarit u gjet në mars të viti 2000, në kompleksin ku ai jetonte në Kilburn. Autroritetet thonë se viktima ishte i lidhur në karrige, ishte torturuar dhe mbytur, akte që i kanë kryer shqiptarët. Autoritetet gjetën gjurmët e gishtërinjve të shqiptarëve mbi trupin e kufomës.
Aktualisht si shqiptarët ashtu edhe biznesmeni qipriot i kanë mohuar akuzat. Gjykata e Old Baily do të marrë vendim për tre të akuzuarit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›