E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota për Edvinin është kthim prapa dhe largim nga Evropa

Mitingje masive të kryeministrit Sali Berisha në Lezhë, Laç e Mirditë. Përsëritet apeli drejtuar qytetarëve, që t’i marrin letërnjoftimet elektronike, si një detyrim për vendin dhe si një kontribut që e afron Shqipërinë e ndryshuar me qytetërimin perëndimor. Përballë qeverisë së reformave, mbetet Edi Rama, i cili ka frikë nga zgjedhjet dhe po arratiset nga sheshet dhe tubimet, për t’u fshehur nën tavolinën e lejeve të ndërtimit

Në kuadër të tureve elektorale, kryeministri Sali Berisha u ndal dje me një miting entuziast në Mirditë, nga ku i bëri thirrje përsëri kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të futet në radhën e burrave dhe të vendosë emrin e tij në krye të listës së  partisë që përfaqëson. Shefi i ekzekutivit ironizoi gjestin prej frikacaku të kryesocialistit, duke e konsideruar këtë si simbiozë të dështimit të pritshëm të tij në zgjedhje. 

“Prapë më duhet ta ftoj edhe një herë, Rama edhe dy ditë afat ke, dy ditë për t’u bërë burrë, por druaj se t’i nuk mund të bëhesh kurrë. Druaj. Vendos të ndryshoj ligjin, ta vësh veten në krye të listës së partisë tënde”, tha Berisha. 

Kryeministri shtoi se veprimet e Ramës kanë krijuar një skenë të shëmtuar dhe as një socialist nuk do të pranonte të shihte kryetarin që futet nën tavolinën e lejeve të ndërtimit. 

“E bëj këtë në respekt të socialistëve, të cilët nuk do pranonin kurrë një skenë të shëmtuar të tillë, të shohin kryetarin e tyre që futet ndër tavolinën e lejeve të ndërtimit”, u shpreh kryeministri.

Më tej, Berisha u shpreh para qytetarëve të Mirditës se qeveria bëri realitet premtimet e saj, në vetëm katër vite qeverisjeje. Sipas kryeministrit, anëtarësimi në NATO, dhe shndërrimi në realitet korridorin e kombit që përshkon Mirditën dhe lidh Shqipërinë me Kosovën, lidh shqiptarët me rajonin dhe botën, janë dy nga premtimet më madhore që i realizoi kjo qeveri. 

Berisha evidentoi se gjatë këtyre 4 viteve, në rrethin e Mirditës janë investuar dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se 8 vitet e qeverisë së mëparshme. 

“Në Mirditë, nga Skurraj në Fan është investimi i shekullit i këtij vendi, në të cilin janë punësuar mbi 2 mijë qytetarë të Mirditës. Por projekte të tjera të mëdha janë realizuar gjatë këtyre viteve, është investuar në rrugë, në shkolla, në bujqësi. Kemi dyfishuar pensionet e të gjithë fermerëve në Shqipëri, por sot zotohem para mirditorëve se do shkurtoj pesë vite pensionin e minatorëve dhe me efekt prapaveprues”, garantoi kryeministri.

Kryeministri shprehu më tej se “katër vitet që vijnë ne së bashku do të përgatisim Mirditën, do të përgatisim Shqipërinë për anëtarësim të plotë në BE”. Këto katër vite do të jenë vitet, në të cilat ne do t’u garantojmë qytetarëve shqiptare shërbimet më të mira në shëndetësi, në arsim dhe në të gjitha shërbimet e tjera njëlloj si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së”, tha Berisha. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›