Heshtja vrastare e një Kryeministri
Dr. Sherif MUÇALLA
Rastësisht në një TV këto ditë, dëgjova fjalën e nderit të Kryeministrit Berisha për Sali Berishën. Pra, dëgjova që të recitonte Sali Berisha për Sali Berishën, ku ndërmjet të tjerave ai tha se ...e ndjej dhimbjen për çdo shqiptar... e se ky është Sali Berisha.... e kështu, burri i shtetit shqiptar vazhdoi recitimin e Sali Berishës për Sali Berishën. Fjala e recitimi i Sali Berishës për Sali Berishën, u shoqërua me ovacione e duartrokitje të forta nga të pranishmit në sallë. Disa prej tyre që duartrokisnin aq fort, përfshi disa anëtarë të kabinetit qeveritar e njerëz të legjislativit e ish gjeneralë, i njihja mirë e shumë mirë prej vitesh. I njihja shumë herë më mirë, se ai burri i shtetit me emrin S. Berisha, që po recitonte për S. Berishën nën duartrokitjet edhe ovacionet e tyre.
Fatkeqësisht, për disa prej tyre, kisha kontribuar prej vitesh që të bëheshin deputetë, gjeneralë e më lart. Disa prej tyre, më kishin premtuar për ti dhënë fund një padrejtësie. Më kishin premtuar, se do të ishin burra të ndershëm e të përgjegjshëm. Pashë njërin prej ish miqve të mi, që po zgjatej që ta shikonte shefi. Shija e hidhur e pabesisë edhe e mosmirënjohjes më përshkoi. Thonë, se një premtim i pambajtur, është një borxh i padhënë. Po e provoj, se qenka e saktë.
E fika menjëherë TV. E fika TV, sepse mu kujtuan disa personazhe tek filmi DHIA. I rekomandoj ish miqve të mi, që ta shikojnë filmin DHIA. Por mu kujtuan edhe kongreset e partisë në diktaturë, ku çdo njëri prej nesh me hir, apo me pa hir duhej që të duartrokiste e të brohoriste emrin e udhëheqësit e të Partisë. Duhej që të duartrokisnim fort për udhëheqësin e për partinë, se ndryshe të spiunonte kolegu që kishe në krah, se ti nuk e doje Partinë edhe udhëheqësin edhe të pinte e zeza. Ti përgatisnin letrat në fshehtësi, shpejt e shpejt edhe të bënin armik të partisë. Një ditë, krejt papritur të hidhnin prangat e të plasnin në birucë. Më tej, sigurimi i shtetit ta nxinte jetën ty edhe familjes tënde brez pas brezi.
Hija e spiunëve të ndiqte kudo, 24 orë në 24 orë përfshi edhe kohën e tualetit. A ka qenë kështu ajo kohë kur ne ishim bashkë, ju ish miqtë e mi, deputetë edhe gjeneralë që duartrokisnit me aq servilizëm në atë sallë?! Të largonin nga puna e nga profesioni, të burgosnin, të pushkatonin edhe të internonin pa mëshirë edhe askush nuk guxonte më që të të ndihmonte ty. Të urrenin të gjithë, me hir e me pa hir e të tregonin me gisht- ja armiku i partisë dhe i pushtetit popullor. Pra ajo udhëheqja e partisë atëherë, bënte çfarë të donte në emër të shtetit, duke ia marrë jetën individit, pa e ndier dhimbjen njerëzore. A nuk ishte kështu, si unë po vazhdoj që të shprehem edhe për Ju Zoti Sali?!
Kështu, unë e fika menjëherë TV, se nuk doja që ta dëgjoja më Sali Berishën për Sali Berishën, apo Saliun për Sali Bollëkun. Pra e fika TV, sepse mu kujtuan viktimat e Enverit, që duartrokisnin Enverin. Mu kujtuan, viktimat e Stalinit për Stalinin, mu kujtuan viktimat e Duçes, të cilët brohorisnin fuqishëm për Duçen e për Hitlerin.
Mu kujtuan, viktimat e konflikteve ballkanike që duartrokisnin liderët e tyre, sot kriminelë lufte. Kriminelët e Ballkanit, nxitën urrejtjen nacionale ndërmjet serbit e boshnjakut, ndërmjet serbit e shqiptarit, ndërmjet të bardhit e të ziut, ndërmjet jugut e veriut edhe ndërmjet komuniteteve të tjera me radhë. Disa që ishin në radhët e para nëpër foltore, në krah të liderëve kriminelë, vazhduan që të heshtnin dhe vetëm të heshtnin ndaj dhimbjes njerëzore e ndaj maskaradës që po përgatitej. Ata menduan atëherë-a jam mirë unë? Tymi le ti dalë, çdo qënie tjetër të gjallë në këtë botë. Heshtja e tyre, qe vrastare për ata vetë e për të tjerët.
Kriminelët ballkanikë, lider partish ose jo, i nxitën këto urrejtje për të kapur e mbajtur lavdinë e famën e pushtetit edhe për të kënaqur lakmitë e tyre të gjithfarëlloj. Popujt e Ballkanit, fqinj shekullorë me njeri-tjetrin përjetuan ditët e tmerrit. Vuajtjet njerëzore që u shkaktuan, është e vështirë që ti përshkruash sot. A duhen harruar mësimet e nxjerra prej këtyre konflikteve nga ne shqiptarët? Natyrisht që jo. Ndaj sot në vitin 2009, mua mu kujtuan viktimat e bllokut të mëkatarëve shqiptarë të komunizmit edhe mëkatarët e postkomunizmit.
Ndjeva keqardhje, sepse diskriminimi i individit për shkaqe nga më të ndryshmet, vazhdon që të shkaktojë ende dhimbje njerëzore në këtë vend ballkanik. Diskriminime të individëve ndodhin çdo ditë, çdo muaj e çdo vit, sepse shteti, ende vazhdon që të jetë i kapur prej klaneve nepotike e krahinore të veshura formalisht me ngjyra partiake. Ligjet, vazhdojnë që të zbatohen e të interpretohen me dy standarde. Agresiviteti i këtyre klaneve, për të kontrolluar institucionet shtetërore edhe abuzimi me ligjet e partitë, të kujtojnë luftën e klasave në shtetin e diktaturës.
Ky është me ne, lere të qetë, se ky është me ata, nxija jetën. Ti ik nga puna, se je i X partie, e unë do të vij, se jam i Y partie.Të fluturoj për 24 orë nga puna, se kam mik...,ky është zhargoni i militantëve dallkaukë e të dhunshëm, që i gjen nëpër lagje, në pushtetin vendor edhe në atë qendror, duke e ulur standardin e demokracisë në këto raste, deri në nivelet e mizerjes.
Nisur nga ky shkak ka ca kohë, që unë, as e duartrokas edhe as i besoj më fjalës së nderit të blloqeve të tipit të Sali Bollëkut. Nuk i besoj më, as njëlloj blloku të këtij lloji, sepse e kam provuar jo njëherë, por disa herë edhe për disa vite me radhë heshtjen e tyre vrastare ndaj meje, e ndaj shumë individëve të tjerë për rreth meje. Pse unë duhet që tju besoj përsëri Juve Z. Sali e bllokut Tuaj, që më gënjyet jo njëherë, por disa herë?! Tipat e gjeneralëve servilë e dallkaukë, që ia mbathën nga sytë këmbët edhe që sot, po shpërblehen prej Jush me miliona lekë, vazhdojnë që tju duartrokasin pa pushim për çdo gabim e mëkat që ju bëni ndaj njerëzve. Blloku i mëkatarëve, i etur për pushtet të pamerituar vazhdon që të prodhojë ligësi, të diskriminojë individët e të shkaktojë viktima, ndërsa heshtja ndaj dhimbjes njerëzore, vazhdon pa u ndier. Fajësia ndaj kolegëve e ish kolegëve edhe ndaj shumë individëve të tjerë, është bërë tashmë pjesë e shpirtit të disa njerëzve të politikës. Kjo fajësi, ka vazhduar që ti bashkëngjitet peshës së mëkateve të bëra në diktaturë. Atëherë, disa prej këtyre servilëve, i spiunonin edhe i përndiqnin kolegët, se nuk i dukeshin besnikë të Partisë së atëhershme. Sot ata, po vazhdojnë me të njëjtën formë, duke provuar vërtetësinë e thënies se, Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron. Kështu përshembull, heshtja vrastare e gjeneralëve nepotikë e servilë, shkaktoi viktima në kohët e 1997 e të 1998, ndonëse disa mëkatarë atëherë, i kërkonin shkaktarët jashtë kufijve të vendit e përtej atlantikut e deri tek të vdekurit.
Heshtja e gjeneralëve servilë e nepotikë, pabesia e këshilltarëve edhe pushtetarët, të cilët e kanë bërë rrugë papërgjegjshmërinë e tyre, shkaktuan viktimat gjatë shpërthimit të municioneve të 15/03/2008 e që sot, vazhdojnë e lozin ping-pong me fajësinë. Ata, u ndinë (folën) vetëm pas beteje, ndonëse historia ka dëshmuar se trimëria pas beteje e fjala pas kuvendit, nuk kanë më asnjë vlerë Kështu sot në këtë opinion, unë dua që të sjell në vëmendjen Tuaj heshtjen vrastare ndaj meje, individit në vitet 2008-2005 edhe të njëjtën heshtje vrastare, në vitet 1995-1997.
Heshtje vrastare edhe mosveprim ky, që u shkaktoi vuajtje njerëzore mijëra shqiptarëve, pra më shkaktoi vuajtje dhe mua individit pa parti. Për të qenë i saktë në këtë opinion, unë individi pa imunitet, kam vazhduar që të provoj gjatë se ndoshta, Ju Kryeministri Sali, heshtni sepse e keni humbur ndjeshmërinë pa dashje, ashtu pra si u ndodhi atëherë, para konflikteve të armatosura të 98-tës e të 97-tës edhe para shpërthimit të municioneve ushtarake të 15/03/2008 dhe për të tjera ngjarje.
Për të qenë i saktë, Ju thatë atëherë ... nuk di gjë..., e nuk kam patur informacion... edhe për 1997 thatë se ...qe revolucion komunist.... Pra kam menduar nganjëherë, se ndoshta Ju heshtni, sepse e keni humbur ndjeshm