E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë simotra fituan në mbarë Evropën, edhe PD do të triumfojë më 28 qershor

Kryeministri Sali Berisha vijoi në qytetin e Laçit turin e takimeve elektorale. Gjatë takimit me qytetarët kryeministri u shpreh se katër vitet e ardhshme qeveria do të shndërrojë Laçin në një nga zonat më të fuqishme të zhvillimit në Shqipëri. 

“Kam ardhur tek ju jo për t’ju uruar investimet që kemi bërë në këtë rreth gjatë katër viteve, të cilat janë 20 herë më të mëdha se investimet e shkuara, kam ardhur tek ju për t’ju dhënë fjalën se në këtë rreth, në këtë qytet do asfaltojmë çdo pëllëmbë dhe çdo metër rrugë dhe ju do keni hyrjen dhe daljen moderne të qytetit, se ju do të keni stadiumin me tribunë, se ju do keni të gjitha shërbimet e një qyteti evropian. Kam ardhur sot për t’ju premtuar ju se në katër vitet që vijnë rrogat tuaja, pensionet tuaja do të jenë dy herë më të madhe, sesa të gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Vota majtas është votë mbrapa dhe, siç e dini, ju mbrapa do të thotë Edi Rama”, u shpreh Kryeministri.

Berisha tha se “kam zgjedhur Laçin për të përshëndetur Evropën që u gdhi blu. Një përshëndetje vëllazërore ju bëj partive simotra për fitoren e jashtëzakonshme. Ne zotohemi se do jemi fitimtarë në 28 qershor. Në Laç, në Shqipëri, do kthejmë lavdinë e 22 marsit të vitit ‘92. Jemi të sigurt se brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë do të lëvizim të lirë në mbarë Evropën, si qytetarë të barabartë midis të barabartëve.

28 qershori është dita juaj e madhe, është dita e idealeve tuaja demokratike, është dita e projektit tuaj evropian”, u shpreh Kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›