E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golf 7 në fund të vitit 2012?

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 18:29

Edhe pse Golf 6 ende nuk e ka shijuar popullaritetin e duhur, tashmë gjenerata e shtatë e VW GOLF-it pritet që ta kemi nëpër sallone shitëse rreth nëntorit të vitit 2012.

Ky informacion ka dalë e nga magazina “Automobilwoche” e cila këto të dhëna ka mundur t’i sigurojë nga një person shumë i afërt me drejtuesit e VW.

Pasardhësi i veturës evropiane më të shitur do të jetë i pari që do bazohet në platformën më të re ekonomike - “MQB” që në gjuhen gjermane ka kuptimin e ‘arkitekturës modulare transversale’.

Kjo platformë do të shërbeje gjithashtu edhe gjatë prodhimit të gjeneratës së re të veturave si: Audi A3, Shkoda Octavia dhe Seat Leonit.

Vlerësohet se kjo platformë do t’i sigurojë kompanisë gjermane prodhimin e më shumë se 3 milionë veturave në vit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›