E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Berishës mund Iranin e Gjermani 2006

Albania-Sport (AS) -Besart Berisha i dhuroi fitoren Hamburgut në përballjen miqësore me përfaqësuesen e Iranit (2-1) të zhvilluar në Dubai përpara 4800 shikuesve dhe të transmetuar direkt nga DSF. Paolo Guerrero realizoi golin e parë për Hamburgun në minutën e 30, goli që mbylli dhe pjesën e parë. Në të dytën, ishin iranianët, pjesëmarrës në Botërorin e Gjermanisë, që barazuan në të 65 me anë të Rasoul Khatibi. Pa kaluar as gjashtë minuta, në të 71' Besart Berisha me një goditje të bukur me kokë, pas një goditje të lirë firmosi fitoren e ekipit të Thomas Doll. Berisha hyri në lojë si zëvëndësues i Sanagos në fillimin e pjesës së dytë . Në ndeshjen e dytë në turneun e "Dubai Football Challenge" do të takohet të mërkurën me përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›