E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Loro Boriçi”, 99 për qind stadiumi i Shqipëri - Maqedoni

Albania-Sport (AS) - Thuajse është e sigurt se miqësorja e shumëkërkuar e 7 shkurtit me Maqedoninë fqinjë të trajnerit Katanec do të zhvillohet jo në tempullin e futbollit shqiptar "Qemal Stafa", por jashtë kryeqytetit. Burime të besueshme pohuan për "Albania-Sport" se qëllimi i vetëm i spostimit të stadiumit është thithja e tifozerisë, pasi mesa duket shpenzimet për miqësore edhe pse në dukje të pranueshme kanë koston e tyre. Burimi pohoi se edhe trajneri kroat Baric, pas ndeshjes me Rumaninë, e para e tij para publikut shqiptar, kishte mbetur i zhgënjyer nga prania e pakët e publikut dhe nga ftohtësia e tij. Konfidencialisht, burimi pohoi se marrëdhëniet shpesh herë të acaruara me drejtorinë e stadiumit pas ardhjes së Perikli Dhalesit, nuk janë arsyet thelbësore të spostimit të "venue". "Loro Borici" (Shkodër) dhe "Ruzhdi Bizhuta" (Elbasan) janë në garë për të pritur miqësoren me Maqedoninë, ndërkohë që pas inspektimit të sekretarit të FSHF-së, Roland Mici në Shkodër, duket se stadumi ku ish-trajneri gjerman Brigel fitoi premierën e tij me Rusinë (3-1). Nëse do të luhet në Shkodër (nën ndricimin e projektorëve), atëerë aty do të luhet edhe kundër Slloverinë, më 23 mars 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›