E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Bylykbashit, “The best” i javes 21

Goli i realizuar nga Dorian Bylybashi në barazimin 1-1 me Metalurg Donjeck (ish-skuadër e Elvin Beqirit) është votuar edhe si goli më i mirë i javës 21 në kampionatin urkianas. Elbasanasi 27-vjecar realizoi i pari në minuten e 59-të, përpara se Metalurg të barazonte me anë të Ivan Gnozdenovic.
Video e goli të tij qarkullon në internet dhe është ndër më të klikuara në faqet ukrainase. Ish-lojtari i Partizanit në kampionatin shqiptar kishte realizuar dy javë më parë edhe kundër Tavria (1-1).
Fantazisti shqiptar ka realizuar 5 gola në 21 ndeshjet e aktivizuara. Te Kribvasi luajnë edhe tri shqiptarë të tjerë: portiri Isli Hidi, mbrojtësi Henri Ndreka dhe mesfushori Ervin Bulku. Krivbasi renditet në vendin e nëntë me 24 pikë pas 21 ndeshjesh nga 16 skuadra që ka kampionati ukrainas.
Te skuadra tjetër ukrainase Vorskla Poltava luajnë gjithashtu katër shqiptarë: Debatik Curri, Armend Dallku, Ahmed Jonuzi si dhe në merkaton e janarit u shtua edhe Robert Grizhaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›