Goli i Patos, i pesti më i shpejti në LK

Alexandre Pato i është bashkuar listës së lojtarëve të cilët kanë shënuar golat më të shpejtë në Ligën e Kampionëve, pas golit të shënuar në barazimin e mbrëmshëm 2-2 të Milanit ndaj Barcelonës në Camp Nou.
22-vjeçari përdori vetëm 23 sekonda për të shënuar golin e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kur ai me lehtësi tejkaloi mbrojtjen Blaugrane për të mposhtur Victor Valdes.
Goli i brazilianit është i pesti më i shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke lënë prapa golin e shënuar pas 25-sekondash nga Dejan Stankovic për Interin kundër Schalke, në ndeshjen e zhvilluar pesë muaj më parë.
Pato po ashtu është i katërti lojtar që luan në Itali brenda top gjashtëshit të golave të shpejtë.