Pikët e para për Blutë

Skuadra e Chelseat ka regjistruar fitore komode prej 2-0 përballë Bayer Leverkusenit në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të Ligës së Kampionëve.
Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa vetëm në minutën e 67-të Blutë kaluan në epërsi përmes David Luiz.
Fitoren e vulosi Juan Mata në fund të takimit duke dyfishuar epërsinë.
Në përballjen tjetër të Grupit E, Racing Genk dhe Valencia janë ndarë baras pa gola.