Mazzarri: City do të ketë vështirë me ne

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka mbështetur ekipin e tij para ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve përballë Manchester Cityt.
Të dyja ekipet sonte bëjnë debutimin e tyre në fazën e grupeve të garës evropiane me ndeshjen që zhvillohet në Etihad Stadium. Dhe, pavarësisht se ka përballë një ekip të mbushur me yje, Mazzarri është plot optimizëm.
“Nuk ka dyshime për sfidën që paraqet kundërshtari, por pas vetëbesimit të rritur me fitoren në udhëtim te Cesena, ne jemi të vendosur të bëjmë një luftë të ashpër”.
“Lojtarët e mi nuk mendojnë për faktin se kjo është Liga e Kampionëve ose kush është kundërshtari. Ne ia dolëm mirë edhe kundër Villarrealit dhe Liverpoolit, të cilët nuk janë më pak të vështirë, dhe kur ishim me më pak përvojë. Ne mund ta përsërisim atë”.
“Ne do t`i ofrojmë Manchester Cityt lojë dhe do ta vështirojmë jetën për ta, siç bëmë me shumicën e ekipeve në Itali dhe rreth Evropës sezonin e kaluar. Sigurisht, me kualitetin e yjeve që ata kanë, ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos u lejojmë shumë shanse, që ndodhi te Cesena”, ka thënë Mazzarri për La Gazzetta dello Sport.
Në grupin A të Ligës së Kampionëve së bashku me Cityn dhe Napolin janë edhe Bayern Munich dhe Villarreal.