Goli i Shaqirit shihet 700 mijë herë

Xherdan Shaqiri shënoi një gol të jashtëzakonshëm të shtunën në barazimin 1:1 me Luzernin, në kampionatin zviceran të futbollit – AXPO Super League. Përfaqësuesi zviceran shënoi një gol në stilin gërshërë për t’ia siguruar një pikë të vlefshme ekipit të tij, i cili është shumë afër ta mbrojë titullin e kampionit në Zvicër.
Dhe ky gol është vërshuar nga shikuesit në internet. Sipas medieve zvicerane, goli i 20 vjeçarit, në periudhën kohore prej dy ditësh, është shikuar nga 700 mijë njerëz. Nëse vazhdon me ritëm të njëjtë, super goli i ‘Shaq Attack’ shumë shpejt do ta kalojë shifrën e 1 milion shikuesve në internet.
Shaqiri dëshiron ta mbyllë me sukses eksperiencën në Basel, para se të transferohet gjatë verës në Bayern Munich, me të cilin arriti marrëveshje në muajin shkurt për 10 milionë euro. Gjilanasi është bërë pjesë e rëndësishme e Baselit dhe e përfaqësueses zvicerane në vitet e fundit.