Goli me i shpejte dhe shenuesi me i ri ne Euro
Rusi Dimitri Kirishenko eshte autori i golit me te shpejte ne nje Euro. Ai shenoi ne vetem 68 sekonda, ne vitin 2004, nderkohe qe zvicerani Johan Vonlanten eshte shenuesi me i ri ne moshen 18 vjec, 4 muaj e 20 dite. Kirishenko e shenoi golin me te shpejte ne nje Kampionat Evropian ne sekonden e 68-te ndaj Greqise (2-1) ne fazen e grupeve. Zvicerani Johan Vonlanten shenoi ndaj Frances (fitore e Bluve 3-1) ne ndeshjen e grupeve ne 2004. Ai theu rekordin e vendosur nga anglezi Ueji Runi (ndaj Zvicres), kur ishte tre muaj me i madh se Vonlanten.