Paulin Sterkaj, presidenti i ri i FSHBo-se
Pas problemeve te shumta qe ka pasur kohet e fundit, Federata Shqiptare e Boksit ka konfirmuar kreun e ri te boksit shqiptar, deputetin Paulin Sterkaj. FSHBo ka zhvilluar dje paradite Asamblene e Jashtezakonshme dhe me 17 vota pro dhe nje kunder ka zgjedhur ish-mundesin e ekipit te Dinamos, Paulin Sterkaj ne krye te kesaj federate. Gjergji Bega, i cili ndodhej ne krye te sportit te "dorezave" prej dy viteve, kishte kerkuar se fundmi doreheqjen. Ne gare per te zevendesuar Begen kane qene biznesmeni Beqir Turtulli dhe Paulin Sterkaj. Presidenti Sterkaj u shpreh per ATSH-ne pas perfundimit te zgjedhjeve se "kontributi im tashme do te perfshihet edhe ne sport, duke e renditur shume shpejt sportin e bukur te boksit si nje nder sportet elitare te vendit tone".