E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hedel: Hyka, nje talent qe e donin 10 skuadra

Pas diteve me ritem te kurorezuar me nenshkrimin e kontratave, te FSV Mainz 05, skuadra e re talentit shqiptar Jahmir Hyka, eshte rikthyer qetesia, por dhe momenti i duhur per te bere ne bilanc te pare te merkatos. Menaxheri Kristian Heidel flet edhe per blerjen e ish-lojtarit te Tiranes. "Nuk mund te premtoja se do te sillja ne ekip nje Mikael Balak, por per rastin e Jahmir Hykes ishin saktesisht dhjete ekipe te tjera qe prisnin. Ne i kemi pergatitur mire te gjitha transfertat, perndryshe do t'i kishim humbur duelet me te tjeret", thote Heidel per rhein-zeitung.de. Klubi gjerman i themeluar ne vitin 1905, ka nje politike te qarte ne rekrutimin e lojtareve te rinj, ne maturimin dhe shitjen me qellim perfitimi. Edhe ne rastin e Hykes, Mainc shpreson ta rrise ate sa me shume profesionalisht, qe te mundet me pas te vjele shume me teper sesa shpenzoi per ta blere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›