E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia per te vene veton, Turqia per te befasuar

Portugalia dhe Turqia do te mbyllin diten e pare te Euro 2008 me perballjen qe do te marre jete sot, ne mbremje, ne Gjeneve. Dy skuadrat jane ndeshur per here te fundit ne vitin 2000 dhe ka fituar Portugalia me shifrat 2-0. Dy kombet jane perballur vetem 5 here ne tere historine e tyre futbollistike dhe Turqia ka fituar vetem nje here ne vitin e larget 1955, ku ka fituar 3-1. Kater takimet e tjera jane mbyllur me fitoren e portugezeve. Nderkohe, sulmuesi i skuadres se Benfikes dhe i Kombetares se Portugalise, Nunjo Gomesh, ka premtuar se do te jete ai personi qe do te marre persiper te shenoje golat per Kombetaren e tij. "Jam ne nje forme te mire fizike dhe kjo mund te jete hera e fundit qe luaj ne Evropian me nje ritem te tille. Dua te shenoj sa me shume dhe besoj se do te jem une goleadori i Kombetares. Te gjithe do te ruhen nga Kristiano Ronaldo, por ai nuk eshte vetem nje shenues i shkelqyer, por edhe nje pasues po aq i mire", tha sulmuesi Nunjo Gomesh. Ne fakt, trajneri i portugezeve, Luis Felipe Skolari, ka bere te ditur se do te luaje me nje sulmues te vetem, pikerisht Gomeshin, i cili do te mbeshtetet nga krahet nga lojtare si Kristiano Ronaldo dhe Simao. Ky i fundit do te jete ne balotazh per nje vend ne formacion me yllin e skuadres se Portos, Rikardo Kuarezmen, ndersa skuadra e drejtuar nga Terim i ka idete e qarta: te befasoje tere kontinentin.

2000 : Portugali -Turqi 2-0 (C.finale EV)

1996 : Portugali -Turqi 1-0 (El. EV.)

1965 :Turqi - Portugali 0-1 (EL. EV.)

1965 : Portugali -Turqi 5-1 (El. EV.)

1955 :Turqi - Portugali 3-1 (Miqesore)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›