Kupa, 18 cm me e larte dhe 2 kg me e rende
Kupa "Henri Delaunay", e cila do t'i jepet fituesit te Euro 2008, me 29 qershor ne Vjene, do te jete 18 cm me e larte dhe 2 kg me e rende se paraardhesja, e cila iu dorezua Teodoros Zagorakis, kapiteni i ekipit te Greqise, fitues ne vitin 2004. Kupa, qe mban emrin e Hanri Delune, ish-sekretar i Pergjithshem i Federates Franceze te Futbollit dhe iniciator i krijimit te Kampionatit Evropian, peshon ne total 8 kg dhe do te jete 60 cm e larte, beri te ditur UEFA.