Vangjeli: Largohen nga Arisi vetem per Evropen
Gjeja e pare qe i ka bere pershtypje mbrojtesit te kuqezinjve qe aktivizohet me Arisin e Selanikut, Kristi Vangjeli, eshte mbeshtetja e madhe qe ka skuadra perfaqesuese. "Mund te them me plot gojen, se skuadra perfaqesuese ka nje perkrahje te jashtezakonshme nga tifozet e saj ne te gjithe boten. Une e kisha pare edhe me pare, por qe ne nje takim miqesor, jashte fushe, te kesh rreth 2500-3000 simpatizante qe te ndjekin ne ndeshje, eshte dicka impresionuese kur behet fjale per Kombetaren shqiptare dhe nje vleresim i tille duhet admiruar", theksoi mbrojtesi 22 vjecar, i cili akoma vazhdon te jete pjese e skuadres greke Aris te Selanikut. "Ne Gjermani, ashtu si edhe per shume lojtare te tjere te Kombetares shqiptare, edhe per mua, interesimi i klubeve te huaja ishte evident. Megjithate, une vazhdoj te jem anetar i skuadres se Arisit te Selanikut. Menaxheri im ne Gjermani po vazhdon te kete kontakte intensive me shume skuadra, por bisedimet vazhdojne pa ndonje status ndryshimi konkret. Une kam biseduar personalisht me presidentin e klubit dhe ai me ka shpjeguar se nuk eshte ne dijeni te asnje kontakti nga klube te tjera dhe nese do te kete ndonje oferte, ai me ka siguruar qe do te jete shume i predispozuar qe te hyje ne bisedime dhe te realizoje mundesine e nje transferimi te mundshem nese eshte ne te mire te te gjithe te angazhuarve", shpjegon Kristi ne vazhdim te bisedes se tij, duke sqaruar edhe nje here se shpreson qe te largohet nga kampionati grek se shpejti. "Tek Arisi, qe pas ardhjes se Bajovic, gjendja e aktivizimit tim ka ndryshuar jo per mire, pa dashur te hyj ne detaje per arsyet qe tashme dihen. Une kam deshire qe te luaj ne nje kampionat Evropian. Per t'u larguar nga Aris dhe te aktivizohem me nje skuader tjeter greke nuk eshte e veshtire, pasi ofertat nga skuadrat greke jane te shpeshta, por ne Greqi une nuk kam deshire te luaj per ekip tjeter tani per tani. Nese do qendroj ketu ku jam, kam deshire te jem lojtar i Aris, ndonese aktivizimi im nuk eshte aq i rregullt sa deshiroj une", perfundoi deklaraten e tij Kristi Vangjeli.
12 ndeshje kuqezi
12 ndeshje me perfaqesuesen kuqezi ka zhvilluar Kristi Vangjeli. Mbrojtesi shquhet per lojen e tij te zgjuar dhe te afte te fitoje faulle ne dem te kundershtarit qe markon. Vangjeli u afrua ne perfaqesuese nga trajneri Oto Baric dhe gjeti nje mbeshtetje te madhe nga kroati, i cili e shikonte ate si te afte per te mbuluar disa role ne fushen e lojes.
12 ndeshje kuqezi
12 ndeshje me perfaqesuesen kuqezi ka zhvilluar Kristi Vangjeli. Mbrojtesi shquhet per lojen e tij te zgjuar dhe te afte te fitoje faulle ne dem te kundershtarit qe markon. Vangjeli u afrua ne perfaqesuese nga trajneri Oto Baric dhe gjeti nje mbeshtetje te madhe nga kroati, i cili e shikonte ate si te afte per te mbuluar disa role ne fushen e lojes.