E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez: S’ishte faji i laserit

Në Gjermani, pas barazimit në Ligën e Kampionëve të Bayern Munichut ndaj Napolit, mediat shkruajnë se laseri i lansuar në drejtim të sulmuesit gjerman, Mario Gomez, ka bërë që ai ta humbë penalltinë, të cilën e priti portieri italian, Morgan De Sanctis.

“Nuk ishte faji i laserit. Nuk mund ta konsiderojmë këtë si një ngushëllim. Më vjen keq për skuadrën, pasi që nuk arrita ta shndërroj penalltinë në gol”, deklaroi Gomez për tabloidin gjerman, Bild.

Bayerni kaloi në epërsi qysh në fillim të ndeshjes me Toni Kroosin, kurse Napoli e barazoi rezultatin falë autogolit të Badstuber.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›