Mancini: Patëm fat ndaj Villarrealit

Roberto Mancini ndihet i lumtur me fitoren që e shënoi skuadra e tij, Manchester City ndaj Villarrealit, në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, por e pranon se ky trepikësh arriti me fat.
“Ishim me fat. Ishte e rëndësishme ta mposhtnim Villarrealin. Pa këtë fitore, do të ishte gjithçka më e vështirë”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes.
Sergio Aguero ia ka siguruar trepikëshin e parë ekipit ‘Citizens’ në minutën e 93-të të ndeshjes.
Këto ishin tri pikë të rëndësishme, që ia zgjojnë shpresat Cityt për një kualifikim eventual në të tetën e finales.