Gomez lavdëron konkurrentët

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez u rikthye në Allianz Arena dhe atë në stil të jashtëzakonshëm.
Ylli gjerman i cili mungoi për disa muaj për shkak të lëndimit, debutoi në stinorin e ri në Bundesligë pas plot 13 xhirosh dhe realizoi gol pak sekonda pas inkuadrimit në lojë në fitoren 5-0 ndaj Hannoverit të shtunën.
“Kam pritur këtë gjatë kohës sa isha në rikuperim”, deklaroi Gomez i cili lavdëroi edhe konkurrentët e tjerë, sulmuesit Mario Mandzukic dhe Claudio Pizarro të cilët luajtën në mungesë të tij. “Mandzukic dhe Pizarro kanë qenë të shkëlqyeshëm”, u shpreh Gomez.