E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo me Man Utd-in

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo përkrah ish skuadrën e tij Manchester United të fitojë titullin në Premierligë këtë stinor.

Manchester City triumfoi në edicionin e kaluar por Ronaldo, i cili kaloi gjashtë vite në Old Trafford gjatë të cilave rrëmbeu tre tituj të kampionit, beson se Djajtë e Kuq do ta rikthejnë kurorën.

“Është liga më garuese në botë, madje para Spanjës. Atje janë shumë futbollistë të shkëlqyeshëm dhe loja zhvillohet me intensitet. I përcjelli çdo javë nga shtëpia. Mendoj se United do të triumfojë këtë vit për ta rikthyer titullin në Old Trafford”, deklaroi Ronaldo për Sunday Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›