elsi-Benfika gjithcka ne loje

Trajneri i përkohëshëm i Çelsit, Roberto Di Mateo ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të hyjë në fushën e lojës me idenë se është e kualifikuar për herë të gjashtë në gjysmëfinalet e Champions League në nëntë sezonet e fundit.
Londinezët fituan 1-0 në takimin e parë çerekfinal përballë Benfikës, megjithatë mbeten edhe 90 minuta për t’u luajtur në “Stemford Brixh” dhe Di Mateo nuk preferon të mendojë përpara kohe për një duel të mundshëm me Barcelonën.
“Sfida me Benfikën nuk ka përfunduar ende. Ata janë një kundërshtar i fort, që ka shënuar në çdo ndeshje jashtë fushe në këtë edicion të Champions-it, pra e kemi të qartë që në pret një duel i vështirë. Do të hyjmë në këtë ndeshje me të njëjtin mentalitet si në sfidën me Napolin. Kemi luajtur vetëm gjysmën e sfidës dhe avantazhi 1-0 nuk na jep asnjë garanci”
Fernando Torres i rikthyer në formën më të mirë do të udhëheqë sulmin e Çelsit, ndërsa Benfika, dy herë fituese e Kupës Europiane do të tentojë të përsërisë paraqitjen e shkëlqyer kundër Mançester Junajtid, duke sulmuar prej minutës së parë.
“Do të luajmë menjëherë në sulm dhe jam i sigurt që mund ta dominojmë ndeshjen. Në takimin e parë Çelsi erdhi për të marrë një barazim, ndërsa u largua me fitore. Na duhet të luajmë kundër këtij avantazhi të kundërshtarëve tanë, por do të provojmë të jemi të rrezikshëm me të gjitha mënyrat”
Çelsi do të tentojë të vazhdojë ecurinë pozitive me 4 fitore dhe asnjë humbje në shtëpi në këtë edicion të Champions. Blutë kanë humbur vetëm një nga 8 ndeshjet e luajtura në të gjitha aktivitetet që prej emërimit të Di Mateos në stol.