E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern nisin ethet per Realin

Trajneri Jup Hejnkes ishte mjaft i kënaqur për faktin që skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinalet e Champions League, ndërsa bavarezët vazhdojnë të shpresojnë se do të luajnë në finalen që zhvillohet në stadiumin e tyre, “Alianz Arena”.
Gjermanët u kualifikuan përballë Olimpik Marsejës me rezultatin e përgjithshëm 4-0, duke fituar me shifrat 2-0 secilën sfidë, ndërsa tekniku është krenar për atë që ka dhënë ekipi. “Mendoj se me kualifikimin në gjysmëfinale kemi regjistruar një sukses mjaft të madh. Fitorja përballë Marsejës ishte e merituar”, tha Hejnkes.
Tashmë Bajernin e prêt sfida me Realin e Madridit, pasi skuadra e Zhoze Murinjos duke praktikisht e kualifikuar. Hejnkes ka fituar Champions-in 14 vjet më parë në stolin “merengue”, ndërsa 66-vjeçari thekson se nëse Bajerni do të fitonte aktivitetin më prestigjioz për klube në fushën e tij, ky do të ishte realizimi I një ëndrre.
Gjithsesi, më parë Hejnkes theksoi se bavarezët do të kenë nevojë për fat që të kalojnë Realin dhe shtoi: “Kjo sfidë do të jetë si një finale, pasi të dyja skuadrat kanë shanse të kualifikohen. Natyrisht që për të mposhtur Realin do të na duhet pak fat, por skuadra është e uritur për fitore”.
Ndërkohë, ylli i Bajernit, Frenk Riberi po prêt me padurim që skuadra gjermane të përplasë brirët me gjigandët spanjollë, e pavarësisht yjeve të shumtë që Reali ka në skuadër nuk shfaq frikë.
“Fakti që në gjysmëfinale mund të luajmë me Realin është I jashtëzakonshëm. Aktualisht po luajmë mirë. Reali është një skuadër e madhe dhe shpresoj që të zhvillojmë dy ndeshje të mira”, tha mesfushori I Kombëtares franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›