Ibrahimovic shigjeton Barcen

Të zhgënjyer me disfatën dhe të zemëruar me gjyqtarin. Kjo është atmosfera te Milani, pas eliminimit në Champions League pas humbjes 3-1 në fushën e Barcelonës. Gjithçka lidhet me vendimet e gjyqtarit holandez, Kuipers, që akordoi dy penallti për katalanët, ku e dyta ishte shumë e dyshimtë.
Zlatan Ibrahimoviç nuk I kursen kritikat për “bilbilin” duke thënë se “penalltia për faullin e Nestës ndaj Buskets ka qenë një nga më të çuditshme të futbollit”.
Sulmuesi suedez tha: “Topi nuk ishte gjuajtur ende kur mund të jetë shkaktuar faulli, por gjyqtari duket se e kishte menduar më parë se çfarë vendimi do të merrte. Ishte një 11-metërsh i pashpjegueshëm”.
Sulmuesi suedez shkoi edhe më tej, duke shigjetuar drejt për drejtë Barcelonën për akuzat se ndihmohet nga gjyqtarët, duke shfrytëzuar një prej armiqve më të mëdhenj të katalanëve, Zhoze Murinjon.
Ibrahimoviç tha më tej: “Nuk e kam fshehur asnjëherë respektin për Zhozenë, edhe pse deri diku ndihesha I habitur me akuzat e shpeshta që bën mbi Barcelonën dhe favorizimet që i bëjnë gjyqtarët. Por, tashmë që e provova edhe vetë këtë ndjesi, e kuptoj më së miri. Më vjen keq, sepse Barça është një ekip që nuk ka nevojë për ndere të tilla”.
Për penalltinë e diskutueshme është shprehur edhe mbrojtësi Alesandro Nesta, që pranon se e ka tërhequr Pujol,. Por përpara se të gjuhej topi. “E tërhoqa Pujolin nga fanella, por vetëm pasi ai më bllokoi rrugën. Penalltia ishte e çuditshme dhe asnjë nga lojtarët e Barçës nuk protestoi”, tha Nestam, që konfirmoi edhe se në “Kamp Nou” luajti ndeshjen e fundit me Milanin në Champions.