Gomez ushtron zërin
Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 19:57
Selena Gomez ka pranuar se ajo gjithmonë merr një trajner të zërit, kur përgatitet për ndonjë film apo incizim.
Kështu ka bërë edhe për rolin e saj të ri në filmin “Monte Carlo”. Ajo ka dashur që zëri i saj të tingëllojë si i Victoria Beckham.
“Ne dëshironim që të kishim aksentin e Victoria dhe për këtë punësova një trajner”, tha këngëtarja dhe aktorja.