"Gomonia e vjetër", kapen tre "kapot" e hashashit
Zbulohen tre organizatorët
e trafikut të drogës me
Italinë, të cilëve iu bllokua
një gomone me 116 kg
kanabis, rreth një javë më parë.
Gjatë operacionit "Gomonia e
vjetër", antidroga ka vënë në pranga
Aranit Bidën, Blerim Beqirajn
dhe Avni Dhramin. Operacioni
është shtrirë në dy qytete, Fier dhe
Vlorë, ku jetonin organizatorët e
trafikut të drogës, të cilët mendohet
se e kryenin prej kohësh këtë
linjë. Burimet zyrtare të Policisë së
Shtetit bënë të ditur se në mesnatën
e djeshme, nga Drejtoria
Kundër Krimit të Organizuar në
Departamentin për Hetimin e Krimeve
në bashkëpunim me
Prokurorinë për Krime të Rënda u
realizua operacioni i koduar
"Gomonia e vjetër", që kishte nisur
që me datë 11 të këtij muaji.
Trafiku
Sipas të dhënave, policia arrestoi
në Fier, Aranit Bidën, 32 vjeç, i
dënuar më parë për veprën penale
të vrasjes dhe Blerim Beqirajn,
34 vjeç, lindur e banues në
Mallakastër. Ndërkohë, operacioni
u shtri edhe në Vlorë, ku u arrestua
Avni Dhrami, 42 vjeç.
"Ndalimi i këtyre persona u bë,
pasi në bashkëpunim me njëritjetrin
kanë organizuar me
qëllime trafikimi nisjen e një mjeti
lundrues, tip gomone, me një
sasi prej 116 kg kanabis, në
drejtim të Italisë nga bregu i gadishullit
të Karaburunit. Ky mjet
është kapur në bazë të investigimeve
të kryera më datë 11 tetor
2008, pikërisht në vendin e quajtur
‘Gjiri i Arushës‘, konfirmuan
burimet zyrtare të uniformave
blu. Rreth orës 01:00 të së shtunës,
forcat policore kanë konstatuar
në afërsi të Gjipeut, në
Karaburun, një gomone rreth 5.5
metra të gjatë, me ngjyrë të kuqe.
Pasi pikasën mjetin lundrues, ata
ushtruan kontroll brenda tij, ku
gjetën një sasi të konsiderueshme
kanabisi. Sipas policisë, sasia e
lëndës narkotike të gjetur ishte
rreth 1.2 kuintalë dhe e paketuar
në tri çanta sportive.
Arrestimi
Bima narkotike ishte e presuar
dhe gati për t‘u transportuar për në
shtetin fqinj. Pasi konstatuan
mjetin dhe drogën, blutë i sekuestruan
ato me cilësinë e provës materiale.
Gomonia e bërë gati për
transportin e drogës, ishte e pajisur
me një motor 30 kuaj fuqi dhe
një tjetër motor ndihmës, me 10
kuaj fuqi. Trafikantët kishin në
bordin e gomones edhe karburant
rezervë në disa bidonë. Policia është
vënë menjëherë në ndjekje të
trafikantëve, që sapo kanë vënë re
policinë janë futur në drejtim të
pyllit në Karaburun, duke humbur
gjurmët. Kërkimi i autorëve të
trafikut ka vazhduar gjatë gjithë
këtyre ditëve, ndërsa hetimet vijojnë
nga grupi hetimor për të bërë
të mundur identifikimin e autorëve
të tjerë dhe zbardhjen e rrjetit
të trafikut të drogës. Gomonia
është transportuar për në portin
e mjeteve të sekuestruara në
Radhimë, ndërsa droga është
marrë nga efektivët e antidrogës,
të cilët kanë çuar mostra për analiza,
në laboratorët e Ministrisë së
Brendshme, në Tiranë.
e trafikut të drogës me
Italinë, të cilëve iu bllokua
një gomone me 116 kg
kanabis, rreth një javë më parë.
Gjatë operacionit "Gomonia e
vjetër", antidroga ka vënë në pranga
Aranit Bidën, Blerim Beqirajn
dhe Avni Dhramin. Operacioni
është shtrirë në dy qytete, Fier dhe
Vlorë, ku jetonin organizatorët e
trafikut të drogës, të cilët mendohet
se e kryenin prej kohësh këtë
linjë. Burimet zyrtare të Policisë së
Shtetit bënë të ditur se në mesnatën
e djeshme, nga Drejtoria
Kundër Krimit të Organizuar në
Departamentin për Hetimin e Krimeve
në bashkëpunim me
Prokurorinë për Krime të Rënda u
realizua operacioni i koduar
"Gomonia e vjetër", që kishte nisur
që me datë 11 të këtij muaji.
Trafiku
Sipas të dhënave, policia arrestoi
në Fier, Aranit Bidën, 32 vjeç, i
dënuar më parë për veprën penale
të vrasjes dhe Blerim Beqirajn,
34 vjeç, lindur e banues në
Mallakastër. Ndërkohë, operacioni
u shtri edhe në Vlorë, ku u arrestua
Avni Dhrami, 42 vjeç.
"Ndalimi i këtyre persona u bë,
pasi në bashkëpunim me njëritjetrin
kanë organizuar me
qëllime trafikimi nisjen e një mjeti
lundrues, tip gomone, me një
sasi prej 116 kg kanabis, në
drejtim të Italisë nga bregu i gadishullit
të Karaburunit. Ky mjet
është kapur në bazë të investigimeve
të kryera më datë 11 tetor
2008, pikërisht në vendin e quajtur
‘Gjiri i Arushës‘, konfirmuan
burimet zyrtare të uniformave
blu. Rreth orës 01:00 të së shtunës,
forcat policore kanë konstatuar
në afërsi të Gjipeut, në
Karaburun, një gomone rreth 5.5
metra të gjatë, me ngjyrë të kuqe.
Pasi pikasën mjetin lundrues, ata
ushtruan kontroll brenda tij, ku
gjetën një sasi të konsiderueshme
kanabisi. Sipas policisë, sasia e
lëndës narkotike të gjetur ishte
rreth 1.2 kuintalë dhe e paketuar
në tri çanta sportive.
Arrestimi
Bima narkotike ishte e presuar
dhe gati për t‘u transportuar për në
shtetin fqinj. Pasi konstatuan
mjetin dhe drogën, blutë i sekuestruan
ato me cilësinë e provës materiale.
Gomonia e bërë gati për
transportin e drogës, ishte e pajisur
me një motor 30 kuaj fuqi dhe
një tjetër motor ndihmës, me 10
kuaj fuqi. Trafikantët kishin në
bordin e gomones edhe karburant
rezervë në disa bidonë. Policia është
vënë menjëherë në ndjekje të
trafikantëve, që sapo kanë vënë re
policinë janë futur në drejtim të
pyllit në Karaburun, duke humbur
gjurmët. Kërkimi i autorëve të
trafikut ka vazhduar gjatë gjithë
këtyre ditëve, ndërsa hetimet vijojnë
nga grupi hetimor për të bërë
të mundur identifikimin e autorëve
të tjerë dhe zbardhjen e rrjetit
të trafikut të drogës. Gomonia
është transportuar për në portin
e mjeteve të sekuestruara në
Radhimë, ndërsa droga është
marrë nga efektivët e antidrogës,
të cilët kanë çuar mostra për analiza,
në laboratorët e Ministrisë së
Brendshme, në Tiranë.