E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, bllokohen 60 rrënjë dhe 10 kg kanabis

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar
dje në qytetin e Lezhës, ku është sekuestruar
një sasi lënde narkotike, ndërkohë që policia ka
nisur hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj
ngjarje kriminale. Burimet policore lokale bënë të
ditur se gjatë një operacioni të koduar "Shansi i
fundit", zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Lezhës,
u bë i mundur kontrolli i tre banesave në fshatin
Vinjoll të Kurbinit. Njëra nga banesat ishte e braktisur
dhe dy të tjera të banueshme. Në banesën e
braktisur u gjetën rreth 40 rrënjë kanabis. Në
banesën e Edmir Hasnezirajt u gjet dhe u sekuestrua
një sasi e konsiderueshme fishekësh automatiku,
rreth 5 kg farë dhe 20 rrënjë kanabis. Ndërsa
në banesën e Elez Hasnezirajt u gjetën tre thasë
kanabis dhe pesë kg farë. Gjatë operacionit u bë
i mundur arrestimi i Edmir Hasnezirajt, ndërsa
Elez Hasneziraj u shpall në kërkim. Policia tha se
ka nisur një operacion në gjithë zonën, për asgjësimin
e lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›