E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, mbytet ne pus nena e 4 femijeve

Nje 43-vjecare nga fshati Bushat i rrethit te Shkodres i ka dhene fund jetes dje duke u mbytur ne pusin e shtepise se saj. Sipas policise vendore, Shpresa Sadiku dyshohet ta kete kryer gjestin ekstrem ne kushtet e nje gjendjeje te renduar depresive. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09.40 te mengjesit te djeshem. Shpresa se bashku me bashkeshortin e saj kane dale ne oborr per t'u marre me bagetine. Ndersa i shoqi ka qene duke punuar, ajo eshte shkeputur ne cepin tjeter te oborrit, ka hapur kapakun e pusit dhe eshte hedhur aty. Bashkeshorti i saj, pasi nuk e ka pare ne oborr, ka dale ta kerkoje se bashku me kater femijet e ciftit. Njeri prej tyre ka dalluar kapakun e hapur te pusit. Bashkeshorti ka rendur te nxjerre nga uji 43-vjecaren, por nderkohe ajo kishte nderruar jete. Policia ka keqyrur vendin e ngjarjes dhe ka marre deshmite e familjareve. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur dje se, nga te dhenat paraprake, ka rezultuar se viktima ka vuajtur prej disa kohesh nga depresioni. Familjaret i kane treguar policise se e ndjera kishte kartele mjekesore per kete diagnoze dhe merrte medikamente kuruese. Trupi i 43-vjecares eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Shkodres per kryerjen e ekspertizes mjeko-ligjore dhe me pas iu eshte dorezuar familjareve per ceremonine mortore.
Rudina Llazari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›