E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza, dyshime per vrasjen e 22-vjecarit

Viktima e gjuetise se dy diteve me pare, Teki Albrahimi nga Nezha e Librazhdit, ka vdekur si pasoje e goditjes nga 3 sacme pas koke. Ky eshte konkluzioni i eksperteve te derguar nga Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan. Pas ekzaminimit te kufomes, ekspertet kane arritur ne konkluzionin se 22-vjecari ka humbur jeten si pasoje e goditjes nga disa sacme te dala nga nje arme gjahu. Ne momentin e vrasjes, viktima ka qene bashke me motren e tij e cila cuditerisht apo mrekullisht ka shpetuar nga bresheria e sacmave. Ka qene pikerisht e motra e viktimes qe ka vene kujen pas goditjes me arme. Teki Albrahimi eshte derguar ne fshat, nderkohe eshte lajmeruar edhe policia. Per te zbardhur te verteten eshte ngritur nje grup hetimor. Policia ka arrestuar ne flagrance Skender, Xhevahir dhe Bilal Alcani ndaj te cileve eshte ngritur paraprakisht akuza e "vrasjes". Ne cilesine e proves materiale jane bllokuar edhe armet e zjarrit. Nendrejtori i policise se Qarkut Elbasan Ardian Cipa tha dje se "grupi hetimor po punon per zbardhjen e se vertetes megjithese paraprakisht mendohet per nje vrasje aksidentale. Njekohesisht edhe armet do ti nenshtrohen ekspertimit dhe verifikimeve. Nese ato rezultojne pa leje ndaj autoreve do te shtohet edhe akuza e armembajtjes pa leje". E rendesishme per zbardhjen e rrethanave te vrasjes do te jete deshmia e motres. Ajo do te merret ne pyetje nga policia fill pas ceremonise se varrimit te 22-vjecarit. Burime hetimore theksuan se, edhe pse behet fjale per nje vrasje aksidentale, pas ekzaminimeve te para jane ngritur disa pikepyetje. Keshtu nga ekzaminimet rezulton se viktima eshte qelluar pas shpine ndonese supozohet nje zhurme egersire qe vinte drejt vellezerve Alcani. Dyshimi tjeter ka te beje me pranine e se motres se viktimes e cila ka qene nen shoqerine e vellait. Cuditerisht sacmat kane qelluar vetem 22-vjecarin ndersa motra e tij nuk ka pesuar asgje. Burime hetimore shtuan se vec deshmive te saj, do te shqyrtohen edhe rrethana te tjera te vrasjes te bazuara nga faktet dhe provat ne vendngjarje. F. Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›