KLD kalon sot ne "site" 4 gjykata
Nen moton "Maratona per Drejtesi", perfaqesuesit me te larte te Keshilli i Larte te Drejtesise do te diskutojne sot shkarkimin e tre gjyqtareve te Gjykates se Apelit ne Vlore, Gjinovefa Gaba, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi, si edhe per masat e tjera. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare zyra e shtypit te KLD-se, sipas se ciles, "institucioni do te analizoje punen e kater gjykatave ne jug te vendit. Keshtu, "Maratona per Drejtesi" do te nise ne Hotel Internacional, Vlore, ku do te vihet ne "site" puna e gjyqtareve te ketij rrethi, Fierit, Beratit dhe Lushnjes. Sipas njoftimit mesohet se ne takim do te diskutohet fillimisht mbi vendimin e KLD-se per shkarkimin e tre gjyqtareve te Gjykates se Apelit Vlore, Gjinovefa Gaba, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi, qe u larguan nga detyra per shkelje te renda pas votimit ne Keshill.
A.C