Alarmi, zhduket 59-vjecari
Nje 59-vjecar nga fshati Pashalli i Ures Vajgurore ne rrethin e Beratit rezulton i zhdukur prej kater ditesh. Denoncimi per Selfo Hajdarin eshte bere nga bashkeshortja e tij, Mejremja, e cila ka kerkuar ndihmen e policise per te kerkuar kryefamiljarin. Sipas bashkeshortes se tij, burri nuk eshte bere i gjalle qe prej dites se premte, kur eshte nisur per ne pazar dhe nuk eshte kthyer me ne banese. Sipas nje versioni te ngritur nga uniformat blu, 59-vjecari mund te kete marre rrugen drejt Greqise, ku jetojne kater prej pese femijeve te tij, por ende nuk ka te dhena te sakta.
Mejreme Hajdari ka mberritur dje ne policine e Beratit duke kerkuar ndihme per gjetjen e bashkeshortit te saj te larguar nga banesa. Sipas gruas, Hajdari ishte larguar nga banesa paraditen e se premtes per te shkuar ne treg. Burri mesohet se ishte nisur nga banesa e tij ne fshatin Pashalli, per ne tregun e fshatit Banaj. Sipas deshmise se gruas Selfo Hajdari kishte marre me vete 2 mije leke, per te blere nje sasi plehrash kimik. Ndersa nuk eshte kthyer ate nate, paraditen e se shtunes bashkeshortja e tij ka dhene alarmin.
Kerkimet e para per gjetjen e 59-vjecarit jane kryer dy dite me pare nga familjaret e tij. Vellai i tij, Tafili, ka kerkuar te te gjithe te afermit ne fshatrat perreth, por nuk eshte gjetur asnje gjurme nga personi i zhdukur. Te vetmet deshmi te mbledhura, jane ato nga persona qe per here te fundit kane pare Selfon duke dale nga fshati i tij, Pashalli. Gjate gjithe dites se shtune nuk eshte bere e mundur te saktesohet drejtimi qe kishte marre 59-vjecari. Ne keto kushte, mengjesin e djeshem familjaret kane kerkuar ndihmen e policise. Burime nga uniformat blu bejne te ditur se kane nisur hetimet per gjetjen e 59-vjecarit. Fotografia e tij eshte shperndare ne te gjithe zonen dhe ekspertet hetimore po punojne per te bere te mundur gjetjen e Hajdarit. Policia tha se ka njoftuar te gjitha pikat kufitare qe lidhen me shtetin grek, por deri mbreme asnje lajm nuk eshte mesuar mbi fatin e te humburit.
Mori me vete certifikate me fotografi
Diten kur Selfo Hajdari ka dale nga shtepia, askush nuk u kujtua te pyese se perse ai vuri ne xhep edhe nje certifikate lindjeje me fotografi. Familjaret e tij i kane thene policise se ndoshta te ky detaj duhet kerkuar motivi i zhdukjes. Merjeme Hajdari i ka treguar inspektoreve te policise se bashkeshorti i saj nuk i kishte treguar per ndonje plan te mundshem emigrimi drejt Greqise, ku jetojne me dokumente te rregullta kater prej femijeve te tij. "Me perseriste shpesh se e digjte malli per femijet dhe sidomos per nipat,-tregoi gruaja,por nuk tha se do te shkonte t'i takonte".