E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm në Samitin Ballkanik të Ekonomisë Blu, në kuadër të Balkans Sea Fair, në Marina Orikum, për të diskutuar potencialin e turizmit detar dhe mundësitë që marinat dhe lundrimi krijojnë për ekonominë shqiptare.

“Me të ardhurat nga turizmi më shumë se të dyfishuara në tre vjet dhe netqëndrimet jashtë pikut veror të rritura me rreth 78%, synojmë ta kthejmë këtë ecuri në më shumë investime, shërbime cilësore dhe punësim për komunitetet bregdetare”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ankorimi i më shumë jahteve që furnizohen dhe mirëmbahen në Shqipëri, do të thotë më shumë të ardhura për bizneset vendase dhe mundësi për familjet shqiptare gjatë gjithë vitit.

Balkans Sea Fair u zhvillua përgjatë tri ditëve, duke bashkuar lundrimin, aventurën, biznesin dhe argëtimin në bregdetin e Vlorës. Ky aktivitet synoi krijimin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunime në fushën e turizmit detar, si dhe nxjerrjen në pah të mundësive që ofron bregdeti shqiptar përtej muajve tradicionalë të verës.

1 nga 12

/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›