E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vidhte në një bankomat gjatë protestave, ndalohet 15-vjeçari


TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Një 15-vjeçar është ndaluar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

Sipas Policisë, i mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së bankomatit, më 15 tetor, me qëllim vjedhjen.

Ndalimi i tij u krye në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme gjatë protestave të ditëve të fundit.

Policia bën të ditur se vijon puna për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›