Hoffenheim kërkon trajnerin e St Paulit

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 16:07
Pronari i Hoffenheimit, Dietmar Hopp, ka veçuar trajnerin e St Paulit, Holger Stanislawski, si “favorit” për të marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.
Trajneri aktual i Hoffenheimit, Marco Pezzaiuoli, do të zëvendësohet në fund të sezonit, pasi mori detyrën në vend të Ralf Rangnick në janar. Ndërsa Hopp ka veçuar Stanislawskin si kandidat kryesor, edhe pse St Pauli gjendet në pozitën e fundit në Bundesligë.
“Stanislawski është favorit, por nuk është e thënë se do të vjen”, tha Hopp për gazetën Mannheimer Morgen.