Goodbye Irving Kristol, themeluesi i neokonservatorizmit

Jemi pak vonë për të bërë një përkujtim të humbjes së madhe të njërit prej themeluesve të neokonservatorizmit amerikan, por si në një bisht komete ajo arrin në Evropë e më pas edhe në Shqipëri. Gazeta 55 e ka pasur gjithmonë si pikë referimi filozofik dhe intelektual Irving Kristol-in, po ashtu prapë siç sot simpatizojmë idetë e të birit të tij Bill, kuptohet në kuadër të simpatisë së kulturës oksidentale.
Mirëpo që mos ta zgjasim në prezantim, do të kujtojmë patjetër se Irving Kristol (1920/2009) ishte mësuesi ynë i fshehtë, ndoshta me padijeni, dhe ne nxënësit e tij, gjithmonë me pa dijeni tonë. Rryma politike e djathtë amerikane ose siç quhet “Neoconservative”, për të cilën Irving Kristol ishte babai shpirtëror, por edhe një kumbar me fat i një filozofie të djathtë. Ai lë tek i biri Bill Kristol, trashëgiminë natyrale dhe të ligjshme të një ide/veprimi mbi botën e qytetëruar.
Kuptohet vetiu se për t’u aventuruar në aktivitetin e Irving-ut duhet patjetër të bëjmë disa ndalesa historike, që pa cezura militante dhe pa zhurmë intelektuale, vendosin një perimetër afinitetesh me punën dhe me formimin tonë pas viteve 1990, ku të uritur për justifikim filozofik e koncepturor të Lëvizjes së Dhjetorit, shumë studentë kërkonin jashtë vendit mendime, reflektime e gjykime mbi demokracinë. Në Shqipëri Irving Kristol është parë si poli atraktiv i pak intelektualëve të djathtë që simpatizonin kryesisht Partinë Demokratike dhe krahun e saj më liberal.
Aventura civile, kulturore dhe politike e këtij liberal-skeptiku për nga natyra, u ndal përpara dy javësh në Uashington. Por stacione të forta të kësaj aventure ishin mbështetja e fortë për presidentin Nikson dhe më pas bashkëpunimi më presidentin Reagan, duke u delegjitimuar disi si progresist militant, por pa e humbur në asnjë çast skepticizmin dhe pasionin mbi politikën aktive. Nëse do të lexoni shkrimet, intervistat e sprovat e tij të do të shikoni se idetë e tij janë po ato të tonat, duke filluar mbas njohjes, janë paralele, paralele janë dhe thyerjet e realitetit politik, simetrike në kalërimin e një fitoreje politike dhe civile, po ashtu edhe për betejën kulturore oksidentale, por tonat kanë lidhje edhe me rënien nga kali. Kristol nuk ishte një besimtar i devotshëm, por i devotshëm në besim, që fliste pa dorashka “kundër shekullarizimit agresiv”, për “një interes pozitiv e laik për religjionet si një forcë jo vetëm shpirtërore, por edhe sociale”. Përsa na përket, kemi
pasur të njëjtin imprinting filozofik në punë e mrekullueshme të një filozofi politik të shekullit XX, që quhet Leo Strauss.
Neoconët morën nga Kristol një mbresë realizmi. Realizmi - kjo fjalë e sekuestruar nga filozofia komuniste e që shumë herë keqpërdorej për të damkosur - në të vërtetë nevojitet që të kesh jo vetëm kokën mbi shpatulla, dhe një refuzim të vetëdijshëm të utopisë, të ngrihesh në shpatullat e gjigantëve për të parë nga e kaluara pa kuptuar se e ardhmja është ajo që na intereson më shumë. Ngase mbajmë mend në televizion apo në telefon ishte gjithmonë gazmor, të paktën në publik, dhe thoshte gjithmonë se ishte fatlum. Shumë herë me një qëndrim konstant në polemikë dhe kumtime, që gjithmonë ka refuzuar të shkruante një libër ose të publikonte libra, duke preferuar një aktivizëm sprovash të aftë për të hutuar, me forcën e ideve tran/train e New York intellectuals, nga e njëjta shoqëri prej nga doli si formim personal për të formuar hipoteza të reja e revolucionare në substancë për atë që sot e quajmë Oksident, ekonomi dhe shoqëri. Hipoteza të shumta që e ndryshuan si botën liberale - që siç thoshte ai, ishte e “sulmuar nga realiteti” - ashtu edhe atë konservatore. Bile ky i fundit u rinovua nga një burim nostalgjik, që nuk e kishte kompleksin e arritjeve sociale të shekullit e që nuk e kthente kokën prapa në konservatorizmin e vjetër.
Në ekonomi u rreshtua pro “supply side economics”, pro idesë se doktrinës ekonomike të Keynes-it i kishte ardhur koha për ta hedhur mbas krahëve, bashkë me rolin gjithmonë e më shumë mbytës e ndërhyrës të shtetit mbi ekonominë, paçka se ai nuk u bë kurrë një ekonomist a një sociolog libertin si Hayek. Prej Alexis Tocqueville mori një sens përthellimi aristokratik për të kuptuar sesi vështrohet brenda popullit, brenda njerëzve të zakonshëm, për të gjetur ato “zakonet e mendjes dhe të zemrës”, që janë për t’u shpëtuar e mbrojtur. Aleanca me tradicionalistët religjiozë amerikanë kishte themele të forta, edhe pse ishte e salduar në një besim vetjak dhe aspak në fanatizëm ideologjik. Ai nuk pati kurrë frikë të kalonte kufirin e luftës kulturore që bëhet çdo vit në Amerikë, që nga fushat e jetës njerëzore, të “moral anarchy” apo anarkisë etike, pra me pak fjalë pati forcën të mos autokufizohej në projektet e gjurmimet e politikës jashtme, të përkufizimit të fushës politike të armiqësisë (Freund/feind, mik-armik; Kristol ishte një bujar i cold war warrior). Shkroi: “Fakti që konservatorizmi në SHBA është në pozicione më të mira se në Evropë (edhe në Shqipëri), dhe më efikase nga pikëpamja politike, ka patjetër diçka që ka të bëjë me neokonservatorizmin. Por evropianët, që e shohin si absurditet qasjen për nga SHBA-ja për të parë e marrë inspirim për ndryshim politik, e refuzojnë me tërë forcat të konsiderojnë këtë mundësi”.
Aneksi i konservatorëve/Nëse, ne heqim dorë dhe nuk humbim kohë me propozime populiste dhe me kultin e personalitetit, e djathta shqiptare do ta merrte guximin për të kuptuar diçka nga fenomeni neokonservator, ndoshta shpatullat tona do të ishin më të forta.
...