Rama fton opozitën të dalë në protesta

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ftoi sot gjatë një konferencë për median "të gjithë popullin opozitar të shumicës në Shqipëri, që më 10 tetor të manifestojë në mitingun e protestës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit". Rama theksoi sot në një konferencë shtypi se "në kushtet kur vendi po kalon një krizë të rëndë demokracie të shtetit të së drejtës, ku çdo liri dhe e drejtë është e cënuar, kur ekonomia e vendit po kalon një krizë të thellë, ndodhemi para një detyrimi patriotik që të bashkohemi kundër padrejtësive të një shteti të ngritur mbi manipulimin e korrupsionin elektoral".Në këtë kontekst, Rama i bëri thirrje Kryeministrit Berisha "që të ndërtojë një proçes dialogu në të mirë të vendit dhe të reformave të tij euroatlantike, për transparencën e plotë të një procesi zgjedhor, që nuk duhet të përsëritet më kurrë në Shqipëri". Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, deklaroi dy ditë më parë në mbledhjen e Komisionit amerikan të Helsinkit, të zhvilluar në Kongresin amerikan, se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri përmbushën shumicën e standardeve.
...