E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri Meta reagon për enciklopedinë antishqiptare - Provokimet dhe tensionet nuk i shërbejnë axhendës evropiane të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta vlerësoi dje, reflektimin e palës maqedonase lidhur me rishikimin e Enciklopedisë, si dhe ftoi të gjitha palët që, “të forcojnë bashkëpunimin dhe të lënë pas këto provokime dhe tensione që nuk i shërbejnë stabilitetit dhe axhendës evropiane të Maqedonisë dhe gjithë rajonit”.
Gjatë një konference për shtyp, Meta u shpreh se “qeveria shqiptare ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe polemikat që solli botimi i Enciklopedisë nga Akademia e Shkencave të vendit fqinj”.
“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë që dokumente të tilla që janë shumë të rëndësishme të mos i shërbejnë provokimit të tensioneve dhe replikat të mos fyejnë komunitetet apo kombet e tjera. Ne do të donim që të gjithë në Maqedoni të investojnë për të respektuar me tolerancë dhe me përgjegjshmëri historinë e secilit dhe mbi të gjitha të gjithë të kuptojnë se ne kemi një të ardhme të përbashkët, ndaj duhet të investojmë energjitë dhe vizionin tonë për anëtarësimin në BE”, tha Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›