E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien teoritë soc-komuniste mbi varfërinë dhe pabarazinë

Thagma/Me recesionin ekonomik (në SHBA dhe në vende të tjera) shtohen të varfrit dhe të papunët, por bien poshtë krimet. Nga statistikat zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan del habitshëm konfirmimi i gabimit të bërë nga kriminologët dhe sociologët në parashikimet me të zezat e ullirit me largimet nga puna në fillim të 2008 se do të rritej kriminaliteti. Në të vërtetë SHBA-ja, ka sot më shumë se 7 milionë vende pune të humbura, kurse niveli i kriminalitetit ka qenë më i ulti i 50 viteve të fundit. Gazeta e mirënjohur “Wall Street Journal” i ka dedikuar një faqe të tërë lajmit, duke i dhenë dorën teorive sociologjike më të përhapura në botë, që shpjegojnë se shkaqet e kriminalitetit janë pabarazia në të ardhura dhe varfëria. Më saktë ka ndodhur që pabarazia dhe nivelet e varfërisë sot janë rritur, kurse krimet janë ulur. Si është e mundur? Si ka mundësi që teoria: varfëri baraz kriminalitet, ishte e gabuar; por për të thënë të vërtetë ishte e qartë nga shumë kohë. Influenca e sociologjisë radikale amerikane të sociologëve Wright Mills e Vance Packard, dhe relikteve të shkollës së Frankfurtit me sociologë si Herbert Marcuse, që akuzonin kapitalizmin se krijonte xhepa të tjera të varfërish për të ndihmuar pak të përzgjedhur, e që i çonte të varfrit në mënyrë të pashmangshme të kryenin krime, për të afirmuar vetveten.Megjithatë, jo vetëm në këtë krizë, por edhe në ato të mëparshmet, të dhënat objektive tregonin të kundërtën. Fakti që krimi paguan më mirë në afat të shkurtër, ku ka para dhe energji, nuk është po i njëjti në një afat të gjatë. E kishte vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme sociologu francez Gaston Bouthoul në fund të viteve ‘50 të shekullit të kaluar, duke studiuar luftërat, hedhur poshtë idenë se luftërat janë bërë nga të varfrit, pra që janë të shtyrë nga nevoja elementare, që janë të ndaluara nga vendet e pasura dhe nga pabarazia ndërkombëtare. Sociologu francez Bouthoul arriti të demonstrojë në mënyrë të pakundërshtueshme se luftërat ishin të lindura nga një akumulim i energjive të vendeve të pasura, që investojnë në konflikte të natyrës ideale, politike, fetare, por në të shumtën e rasteve ato paraqesin, edhe për ata, një shkatërrim të pasurisë.Jo vetëm për të nisur një luftë, por edhe për të bërë krime, duhen para e energji. Një tip si financieri Bernie Madoff, mashtruesi financiar më i madh i botës, i cili mori miliarda dollarë nga një turmë plutokratësh, duke i futur në xhep të vet, duhet të konsiderohet si një ikonë e kriminelit të para-krizës financiare. Por edhe bandat e hajdutëve kanë nevojë për një kapital për ta nisur aktivitetin, organizata që financojnë, që të mbulojnë, që blejnë armë, automobila e gjithçka që duhet. Krimi është një aktivitet industrial, që finalizohet me shumëfishimin e pasurisë së pjesëmarrësve. Nëse pasuria tkurret, ahere edhe firma kriminale e ul aktivitetin e vet. Edhe terrorizmi ndërkombëtar, që kushton një mal me para, ka mundur të zgjasë kokën kur vendet që e inspirojnë ka nisur të derdhë kapitale të mëdha, që i lëvron në investime ideologjike apo fetare. Kur nuk kishtepetro-dollarët në qarkullim, terrorizmi ishte aksion i disa anarkistëve artizanalë, që fusnin në xhepat personalë investimet e ndonjë shteti për të larguar vëmendjen nga problemet e qeverisjes.Po me të varfrit e shkretë, ç’bëhet? Asnjëherë të varfrit nuk kanë pasur të bëjnë me rritjen e kriminalitetit në një shoqëri. Vetëm në fantazitë negative që janë zhvilluar mbi të varfrit prej një kaste intelektualësh të pasur (që janë edhe promovuesit e këtyre teorive sociologjike), u përpunua teoria-kompleks faji, se kur një njeri e humb punën, ai automatikisht shndërrohet në kriminel. është e vërteta se të varfrit për t’u bërë të pasur mund t’u drejtohen disa metodave jo fort ortodokse, por ndodh rrallë që aventurohen aq fort sa t’u drejtohen revolucioneve utopike për të dalë nga gjendja....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›