Mediat: Shqiperia importoi energji ne ditet e permbytjeve
PRISHTINE- Mediat kosovare zbulojne se ne kulmin e krizes qe ka a perfshire Shkodren si pasoje e permbytjeve Kosova i ka dhene energji elektrike Shqipërisë. Fakti zbulohet ne nje shkrim te gazetes kosovare Express e cila duke konfirmuar zyrtare te larte te KEK zbulon faktin se ne fund te 2009 dhe ne fillim te 2010 Kosova ka importuar energji per Shqiperine.Gazeta express, citon zedhenesin e KEK Viktor Buzhala sipas te cilit ne dhjetor 2009 „KEK i ka dhene rryme Shqipërise maksimalisht“,madje sipas tij ne ate mase aq sa durojne dhe kapacitetet e transimisionit. Sipas Buzhalës kjo ka ndodhur ne fund te dhjetorit te 2009 dhe ditet e para te janarit, pra ne kohen e nisjes se permbytjeve dhe shkarkimeve te hidrocentraleve. Shqipërisë, ka shtuar Buzhala i eshte kthyer energjia elektrike e marre me heret ne forme shkembimi gjate muajit dhjetor. “Bëhet fjalë për 20 deri në 63 megavat për orë apo 300 deri në 500 megavat gjatë një dite në këtë kohë,proces i cili ka zgjatur deri ne menegjes.”, deklaroi zëdhënësi i KEK-ut. Sipas tij, kthimi është bërë në këtë kohë, pasi dihet se KEK-u bazohet në prodhimin e termoenergjisë, që është lineare dhe gjatë oreve te nates sasia e energjise se transmetuar ne linja eshte me e madhe per shkak te konsumit te pakte te saj. Furnizimi me energji i Shqiperise nga Kosova bie ndesh me deklaratat e zyrtareve te KESH se ne kete kohe eshte optimizuar sasia e prodhimit te energjise si rrjedhoje e tejmbushes se hidrocenetralave nga reshjet e dendura. (s.g/balkanWeb)