Shkodra, qyteti i Marubëve po përmbytet, solidarizohen dhe artistët

Tiranë, 12 Janar NOA/Milena Selimi - Shkodra,
qyteti i Marubëve po përjeton përmbytjen prej 8 ditësh. Le të gjejmë të gjithë
një mënyrë për të shpëtuar qytetin e kulturës dhe të fototekës Marubi. Le të
bëjmë të gjithë bashkë diçka për
Shkodrën. Me këto fjalë Shkolla Shqiptare e Fotografisë është një nga
institucionet artistike në vend që kërkon të gjejë një mënyrë për të ndihmuar
familjet e përmbytura nga reshjet e javëve të fundit.
Ekspozita e ditës së shtunë në datën 16 janar
2010 në orën 18.00 në FotoBarin e radhës, i cila do të sjellë miqtë e Projekt
5.6 që kanë ndaluar çaste fotografimi në ditën e ndërrimit të viteve.
Sipas drejtuesve të kësaj shkollë kjo mbrëmje
i kushtohet edhe solidaritetit të miqve të fotografisë për popullsinë e Shkodrës.
Shumë prej tyre kanë dërguar fotografi, të
cilat do të stampohen e do të shiten atë mbrëmje.
Shuma e mbledhur do të dorëzohet në një nga
numrat e llogarisë të hapura për këtë qëllim.
Organizatorët ftojnë komunitetin e fotografëve te dhurojnë fotografi, shitja e
të cilave do të shkojë në ndihmë të banorëve të Shkodrës.
Projekt 5.6, një shkollë mbi fotografinë në
Tiranë, Shqipëri, kërkon të sigurojë një përgatitje serioze e të gjithanshme të
njerëzve, që vijnë nga profesione të ndryshme, për të hyrë në fushën e
fotografisë.
Misioni i Projekt 5.6 është rigjallërimi i bashkësisë së fotografëve në
Shqipëri.
m.s/e.r/NOA