E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëkundet karrigia e Heynckesit

E ardhmja e Jupp Heynckesit në bankinën e Bayern Munichut është vënë në dyshim. Klubi bavarez e ka humbur primatin në Bundesligë dhe ka mbetur 7 pikë prapa kryesuesit aktual, Borussia Dortmund, me gjithnjë e më pak gjasa për ta fituar titullin.

Kurse, në Ligën e Kampionëve, pas humbjes nga Baseli, Bayerni rrezikon të eliminohet herët, qysh në të tetën e finales.

Prandaj, sipas tabloidit gjerman, Bild, karrigia e trajnerit gjerman është duke u lëkundur. Qysh tash qarkullojnë emrat e pasardhësit të mundshëm të Heynckes, ku përmenden Lucien Favre e Mirko Slomka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›