E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli: Do ta lëmë Unitedin prapa

Mario Balotelli është optimist se Manchester City do ta përfundojë sezonin në Premierligë në pozitën e parë, duke u shpallur kështu kampion pas një periudhe të gjatë, për herë të parë në shekullin e ri.

Ai mendon se ‘Citizens’ kanë kapacitet për ta ruajtur primatin, i cili rrezikohet vazhdimisht nga rivali kryesor, Manchester United.

“Jemi një grup futbollistësh me kualitet të lartë dhe nëse qëndrojmë të bashkuar deri në fund, do të lëmë prapa Manchester Unitedin”, deklaroi sulmuesi italian për mediat angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›