Gorbacov ne Tirane

Jo më si udhëheqësi hijerëndë i ish-Bashkimit Sovjetik, jo si presidenti i atij vendi të stërmadh dhe aq më pak si sekretari i përgjithshëm i ish-partisë më të madhe komuniste në të gjithë botën.
Mihail Gorbaçov erdhi sot në Tiranë, me një kuti shahu në dorë, një ambasador i njërit prej sporteve më intelektualë në botë, sport të cilin Rusia e tij e prezanton si një nga më të zhvilluarit në botë.
Gorbaçovi 80-vjeçar do të dorëzojë sonte në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave titullin e kampiones së botës për femra, titull që u fitua pikërisht në Tiranë nga shahistja kineze, Hu Jifan.
Gorbaçov është patron apo president nderi i Programit të Federatës Botërore të Shahut, program që quhet “Shahu në Shkolla”.
Gorbaçov ka në program takime me krerë të lartë të politikës shqiptare, si kryeministri Berisha apo kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa parashikohet që ai të jetë pjesëmarrës në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Federatës Botërore të Shahut dhe Shqipërisë për shahun në shkolla.
Gorbaçov ka qenë gjithnjë një shahist mjaft i mirë, ndonëse është shprehur se ka ndjekur rrugën e Leninit, që e braktisi shahun për t’iu kushtuar politikës. Por, ashtu si ish-gjenerali i madh rus, Aleksandër Suvorov, ai mendon se “shahu është gjimnastika e mendjes”.